BallinaKultureFushë-Krujë/Poetja Selidona Zalla, promovon në vendlindje librin e saj "Iluzione në vrapim"

Fushë-Krujë/Poetja Selidona Zalla, promovon në vendlindje librin e saj “Iluzione në vrapim”

Fushë-Kruja po përpiqet dita ditës ti kthehet normalitetit pas tradhësisë së termetit. Secili nga qytetarët bën dicka për të ndihmuar të prekurit e kësaj tragjedia. Këto ditë në qyett pati dhe një veprimtari kulturore, ku poetja Selidona Zalla, promovoi në vendlindje librin e saj “Iluzione në vrapim”.

“Dua t’i jap më shumë zhvillim dhe jetë qytetit, dua t’i shoh bashkëmoshatarët e mij me më shumë dritë në sytë e tyre” – Keshtu eshte shprehur per startnews.al, poetja zalla poetja 20-vjeçare nga Fushë-Kruja. Pas asaj fatkeqësie natyrore që  preku shumë zona të Krujës, poetja e re Selidona Zalla, do të organizonte një takim në qytetin e saj të Fushë Krujës, me të rinj, mësues, prindër dhe qytetarë, me qëllim të sjellë më shumë atmosferë pozitive, në zonën e prekur nga tërmeti.

Libri i poetes titulluar “Iluzione në vrapim”, sjell për lexuesit një përfaqësim ndryshe, tek të rinjtë dhe lexuesit në tërësi. Poetja prezanton në këtë vëllim poetik, momente nga jeta reale dhe ajo e pritshmërive, duke ju referuar dhe aktuales.
Autorja ka theksuar se këtë libër kishte synuar të sillte për lexuesit, në pranverën e këtij viti, por referuar situatës që përjetuam, ajo ka menduar të përcjellë tek qytetarët e saj diçka ndryshe, ndërsa ajo ka marrë falenderimet nga të pranishmit.
Poetja Selidona Zalla e cila studion në Fakultetin Histori-Filiologji, në degën Gjuhë Letërsi, është lexuese e rregullt e shkrimtarëve të njohur, ndërsa Dritëro Agolli një idhull, dhe udhërrëfyes në rrugën e saj të krijimtarisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular