BallinaKryesoreGjyqi ndaj Bashës, Paloka-Ballës: Drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca...

Gjyqi ndaj Bashës, Paloka-Ballës: Drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “Rilindjes” të japë llogari për krimet e kryera

ënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke theksuar se shpifja e radhës e kryeministrit Edi Rama përfundoi në kosh.

Sipas Palokës, “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, ndërsa shton se asnjë shantazh nuk do t’ia mbyllë dot gojën opozitës.

Reagimi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka:

Shpifja e radhës, me të cilën Rama, ndërsente me të shpifurin e shpifësve, ndaj Bashës dhe PD, shkoi në kosh bashke me të tjerat.

Për fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng  te gjithë drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.

Sidoqoftë drejtësia do te vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “Rilindjes” te japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.

Tao Yaris duhet te dale para një drejtësie të pakapur e të japë llogari për tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant.

Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gatshme të zhvendosë dhe Lanen e te shkatërroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve!

Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varfërojnë çdo dite shqiptaret.

PD e provoi dhe ne këtë rast, që me asnjë fabrikim për shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojën. Ne do të luftojmë deri në fund dhe shumë shpejt drejtësia do të vendoset për të gjithë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular