BallinaAktualitetPasi mori dokumentet shpjeguese nga Meta, reagon OSBE: Gati të punojmë për...

Pasi mori dokumentet shpjeguese nga Meta, reagon OSBE: Gati të punojmë për ndryshimet e propozuara për anti-shpifjen

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir ka pritur sot në një takim Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili e ka njohur me argumentet se përse e ktheu në Kuvend paketën anti-shpifje.

osbe

Pasi u njoh me dokumentet shpjeguese të Presidentit Meta, Desir shprehet i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

 “Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular