BallinaPolitikeRama paralajmëron gjykatësit e prokurorët: KÇK organizatë e rrezikshme brenda sistemit

Rama paralajmëron gjykatësit e prokurorët: KÇK organizatë e rrezikshme brenda sistemit

Ndërsa bëri një bilanc të Policisë së Shtetit, për vitin e shkuar, kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë të ashtuquajturës prej tij KÇK ( kap ça të kapësh), duke paralajmëruar ashpër të gjithë prokurorët e gjyqtarët se ky do të jetë një vit i vështirë, për ta. Rama theksoi se ka ardhur koha që të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre.

Deklaratat Rama i bëri gjatë ceremonisë së 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku po përurohet dhe reparti i ri për Forcat Speciale RENEA, me një citim të Ismail Qemalit, më 1912.

“Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një përparim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Por koha e nevojshme për të vënë në funksion të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot vettingun e i janë bashkuar motos KÇK duke dhënë vendime skandaloze e në cënim të sigurisë kombëtare për këtë ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre dhe paralelisht do vemë me shpatulla pas muri cdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin.” u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e kryministrit:

Dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë tronditëse sot është koha për t’u matur me të ardhmen dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë duke u mbështetur pa asnjë luhatje te kapacitetet njerëzore te forcave speciale. RENEA është një shembull për tu ndjekur nga të gjithë që tregon se është e mundur të synojmë në gjithë perimetrin e policisë standarde sjelljeje profesionale të njëjta me ato të policive të vendeve europiane. Para disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij nëse në kushtet optimale që tanimë janë të siguruara do të vendoseshin si të gjitha forcat e tjera edhe forcat RENEA, rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënesë. Dhe janë rezultate që presim të shtohen.

Lamë pas një vit që ishte domethënës për policinë. Një vit i komplikuar dhe i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër gjatë të cilit gjithë treguesit kryesorë njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rëndëuar artificialisht nga disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet përshtypja e gabuar mbi situatën e kriminialitetit në Shqipëri.
Ky raport në gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit dhe duke ulur forcën e krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale, u shumëfishuan asetet e sekuestruara vetëm në 2019. U rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj të gjithë veprave të rënda apo më pak të rënda penale. U aplikuan për herë të parë metoda të reja kundër krimit përfshi edhe krimin kibernetik, dhe sic evidenton progres raporti u rrit niveli i sigurisë dhe të drejtave të njeriut. Falë Policisë jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia gjatë 6 muajve marramandes të opozitës por u shfaq në sytë e opinionit publik vendas ftytyra e një policie shteti profesionale dhe proporcionale në raport me protestën përtej gjithë vështirësisë së jashtëzakonshme ku u vu policia e shtetit. Nuk ka pikë diskutimi se krahasuar me të nesërmen dita e sotme nuk mjafton.
2020 është përcaktuar si një vit kyc për të vënë në jetë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar. me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një përparim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Por koha e nevojshme për të vënë në funksion të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot vettingun e i janë bashkuar motos KÇK duke dhënë vendime skandaloze e në cënim të sigurisë kombëtare për këtë ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre. dhe paralelisht do vemë me shpatulla pas muri cdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin.
E nisa me Qemalin dhe dua ta mbyll duke thënë se policia ka nisur një process pastrimi, ose sic do thoshte ismail qemali ‘qerimi nga radhët e veta të atyre që nuk janë të denjë për të’ përmes një vetting që po ecën me të gjithë kujdesin e nevojshëm e vendosmërine e dosmodoshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular