BallinaAktualitetBabai dhe intervista ime e parë e punës (Për tu lexuar)

Babai dhe intervista ime e parë e punës (Për tu lexuar)

Babai im sa herë shkonte në dhomën time, ndërkohë që unë kisha dalë prej saj dhe gjente llambën ndezur, më thoshte: “Përse nuk e fik llambën,
ç’është gjithë ky harxhim i korentit?!
Kur hynte në banjë dhe shihte që rubineti i ujit pikonte,
më thoshte me zë të lartë: “Përse nuk e ke mbyllur mirë rubinetin, ç’është gjithë ky shpëdorim i ujit?!
Ai gjithmonë më kritikonte dhe më akuzonte si person negativ. Më kritikonte për gjëra të mëdha e të vogla.
Madje edhe në prag të vdekjes, vazhdonte ta bënte këtë gjë. Derisa erdhi dita që gjeja një punë, dita, që aq shumë e kisha pritur.

Sot kam intervistën e parë në jetën time,
për të fituar një punë prestigjioze,
në një nga kompanitë më të mëdha.
Nëse do të pranohem,
do të largohem pa kthim nga kjo shtëpi e do të qetësohem njëherë e mirë nga babai dhe qortimet e përhershme të tij.
U zgjova herët në mëngjes. Vesha rrobat më të bukura,
u parfumosa dhe sapo u bëra gati të dilja,
një dorë më preku në sup. Ktheva kokën dhe pashë babain të qeshur edhe pse sytë e tij ishin të venitura dhe në fytyrë,
i dalloheshin qartë shenjat e sëmundjes.
Më dha ca para dhe më tha: “Dua që të jesh pozitiv,
me besim në vetvete dhe mos u lëkund para asnjë pyetjeje!”

Ia pranova këshillën dhe i buzëqesha, ndërkohë që shfryja nga brenda.
Edhe në këto momente,
nuk hoqi dorë nga këshillat, sikur qëllimisht do që të më shqetësojë,
në momentet më të lumtura të jetës sime.
Dola me nxitim nga shtëpia. Mora një taksi dhe u nisa për tek zyrat e kompanisë. Sapo arrita në adresen e kërkuar,
vura re se porta nuk kishte roje, as dikë që priste njerëzit.
Kishte vetëm tabela orientuese për vendin e intervistës.
Kur bëra të hap derën,
vura re se doreza e saj kishte dalë nga vendi.
Kujtova këshillën e babait para se të dilja nga shtëpia,
që të isha pozitiv,
kështu që menjëherë e mora dorezën dhe e vura në vend.

Pastaj ndoqa tabelat orientuese dhe kalova në lulishten e kompanisë. Rrugicat ishin me ujë,
i cili vinte nga një vaskë që po derdhej.
Me sa dukej, kopshtari ishte i zënë.
Mu kujtua se si babai më qortonte për ujin e shpërdoruar, prandaj e tërhoqa tubin e ujit dhe e vendosa në një vaskë tjetër, duke e mbyllur edhe pak rubinetin,
që vaska të mos mbushej menjëherë derisa të kthehej kopshtari. Pastaj hyra në ndërtesën e kompanisë, ndoqa tabelat dhe kur po ngjisja shkallët, vura re numrin e madh të llambave,
që ishin të ndezura në mes të ditës.
Në mënyrë të pavetëdijshme i fika nga frika e britmave të babait,
që më shoqëronin ngado që shkoja.

Kur u ngjita në katin e sipërm,
u përballa me numrin e madh të konkurrentëve për këtë punë. Fillova të shikoja fytyrat e të pranishmëve dhe veshjet e tyre.
Ajo që pashë më bëri të ndjehesha inferior.
Disa nga ata mburreshin me diplomat e marra nëpër universitetet më të mira.
Më pas, vura re se kushdo që hynte në intervistë,
dilte për më pak se një minutë.
I thashë vetes: Nëse këta me hijeshinë dhe diplomat e tyre u refuzuan,
vallë do të pranohem unë?!

Vendosa të tërhiqesha nga gara me dinjitet, para se të më thoshin: Të kërkojmë ndjesë!
U ngrita nga vendi dhe kur po dilja,
punonjësi tha emrin tim.
Tani – thashë me vete, s’kam nga t’ia mbaj, çështja në dorë të Zotit.
Hyra në dhomën e intervistës dhe u ula në karrige para tre personave.
Ata më shihnin të buzëqeshur. Pastaj, dikush prej tyre,
më pyeti se kur dëshiroja t’a filloja punën?

Mendova se ata po talleshin me mua,
ose se ishte një nga ato pyetjet, që e kishin bishtin prapa. Solla në mendje këshillën e babait kur po dilja nga shtëpia,
që të mos lëkundesha para asnjë pyetjeje dhe me besim në vetvete u thashë: Pasi ta kaloj testin me sukses!

Tjetri më tha: Testin e kalove me sukses dhe çështja u mbyll. U thashë “Por asnjëri prej jush nuk më bëri një pyetje!”
I treti më tha: Ne ishim të vetëdijshëm se vetëm duke pyetur nuk do të ishim në gjendje të vlerësonin aftësitë e asnjë konkurrenti dhe kështu vendosëm,
që vlerësimi i konkurrentëve të bëhej në praktikë. Prandaj përpiluam një sërë testesh praktike,
që shfaqnin sjelljen e tyre; sa me pozitivitet silleshin dhe sa të kujdesshëm ishin për pronën e kompanisë.
Ti ishe i vetmi person që rregullove çdo të metë,
të cilat ne i vendosëm qëllimisht në rrugën,
që do të ndiqte çdo konkurrent për të ardhur këtu.
E gjitha u ndoq nga ne përmes kamerave,
që kishim vendosur.

Atë çast,
i harrova të gjitha fytyrat.
E harrova punën, intervistën dhe gjithçka.
Arrija të shihja vetëm portretin e babait tim.
Atë derë të madhe,
të vrazhdë nga jashtë,
por nga brenda plot mëshirë, dashuri, dhembshuri, butësi dhe qetësi.
Ndjeva një dëshirë të flaktë, për të shkuar në shtëpi dhe për t’ia puthur duart dhe këmbët.
Tek dera e shtëpisë,
pashë të afërmit dhe fqinjët e mi. Më shihnin me keqardhje… Kuptova gjithçka.
Kisha arritur me vonesë.
Ndjeva mall për zërin e tij.

Përse nuk e kisha parë babain tim më parë?
Si mu verbuan sytë:
Për sakrificat pa asgjë në këmbim?
Për dhembshurinë pa kufij?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular