BallinaPolitikeBardhi me demokratët në Lezhë: Ne kemi alternativën më të mirë për...

Bardhi me demokratët në Lezhë: Ne kemi alternativën më të mirë për punësimin e të rinjve

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme disa takime me strukturat e partisë që përfaqëson në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet ndër të tjera se, “me potencialin dhe resurset që ka, këto mund të ishin ndër zonat më të zhvilluara dhe më të begata në vend, por në këto 6 vjet ka vetëm rrënim, emigrim, krim”.

Sipas Bardhit, PD ka alternativën më të mirë për punësimin e të rinjve, duke bërë pjesë të qeverisjes të aftët, të ndershmit dhe punëtorët.

“Me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, demokratët e pathyeshëm të çdo kauze të drejtë. Kënaqësi dhe privilegj diskutimi për situatën politike dhe betejat dhe sfidat e Partisë Demokratike.

Me potencialin dhe resurset që ka, këto mund të ishin ndër zonat më të zhvilluara dhe më të begata në vend, por në këto 6 vjet ka vetëm rrënim, emigrim, krim. Si kudo në vend, edhe në këtë zonë, politika e lidhur me krimin ka mbjellë varfëri, pasiguri dhe dëshpërim.

Ajo që po përpiqemi të ndërtojmë bashkë me demokratët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës është rikthimi i shpresës dhe besimit se vendi ynë mund të bëhet. Ne kemi forcën dhe vullnetin për ta çliruar këtë qark dhe gjithë vendin nga qeverisja e keqe, nga kriminelët e hajdutët, me dhe pa kollare.

Ne kemi alternativën më të mirë për punësimin e të rinjve, duke bërë pjesë të qeverisjes dhe duke ndihmuar të aftët, të ndershmit dhe punëtorët”, shkruan Bardhi në postimin e tij në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular