Dalin pamjet e aksidentit tragjik, makina e biznesmenit ra 15 metra në greminë dhe u “varrros” në borë

0

Janë publikuar për herë të parë pamjet e aksidentit të tmerrshëm të biznesmenit grek, Theodoros Nitsiakos. Siç shihet në videon e publikuar nga mediet greke, makina e biznesmenit bie në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke i marrë tragjikisht jetën Nitsiakos.

Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë, në fshatin e tij të lindjes, Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar, ndërkohë që çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb.

Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit. Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesmenit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”. Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë, pasi banka nuk e mbështeste. Por, me kalimin e kohës, biznesi i tij mori një zgjerim të madh, duke u shndërruar në prodhuesin më të madh të mishit të pulës në Greqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.