BallinaKryesoreEmrat/Basha: Opozita mandaton 2 përfaqësues për reformën zgjedhore

Emrat/Basha: Opozita mandaton 2 përfaqësues për reformën zgjedhore

Prej muajit Tetor, opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës, të reformës zgjedhore për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj, për nisjen pa vonesë dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore.

Opozita mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për të përfunduar reformën zgjedhore, duke i qëndruar plotësisht pikave të prezantuara në tetor 2019’, tha gjate fjales se tij, kreu i opozitës Lulzim Basha.

Pas takimit me aleatët e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha zbuloi disa nga hapat që marrë nga opozita e bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Duke folur për media, Basha nuk la pa përmendur dhe faktorin ndërkombëtar, teksa tha se kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për të shtyrë drejt një produkti, që nuk duhet vonuar më asnjë çast.

“Falënderoj faktorin ndërkombëtar, për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar katër muaj dhe s’duhet të vonohet më. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë më asnjë çast për t’i dhënë shqiptarëve Reformën Zgjedhore. Nuk ka tryezë nga komisioni i posaçëm. Ne, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi mundësuar një proces, ku të dakordohen mbi propozimin tonë të tetorit. Çdo vendim me konsensus dhe transparencë totale”, tha Basha.

Ndërkohë, pyetjes, nëse do preket çështja e sistemit zgjedhor, Basha iu përgjigj: “Në emër të opozitës së bashkuar dua të rikonfirmoj se jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar çfarëdo sistemi, që ata duan të praktikojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë transparente. Problemi kryesor ka qenë shit-blerja e votës, mosndëshkimi i krimeve elektorale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular