BallinaAktualitetReforma zgjedhore/Ja 3 kërkesat e opozitës

Reforma zgjedhore/Ja 3 kërkesat e opozitës

Në orën 13:00 përfaqësues të opozitës së bashkuar dhe mazhorancës do të zhvillojnë një takim për reformën zgjedhore.

Sipas Partisë Demokratike, tre janë kërkesat e përfaqësuesve të opozitës, Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili.

3 kërkesat e opozitës së bashkuar janë:

3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Basha tha: “Ne me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar një proces në të cilin të dakortësohen mbi propozimin tonë prej tetorit. Propozimi i tetorit është i qartë:

Gjithpërfshirje, në një instrument jashtëparlamentar, në një tryezë të partive politike. Çdo takim me konsensus dhe tranparencë para gjithë qytetarëve dhe gjithpërfshirje të çdo faktori tjetër, politik dhe jopolitik si dhe kalim në seancë plenare pa asnjë ndryshim të produktit të dakortësuar.

Këto janë mandatet e qarta dhe të pandryshueshme me të cilat dy përfaqësuesit tanë do të ulen pas asaj që shpresojmë do të ketë dhënë efekt pas një qëndrimi të qartë e të prerë të komunitetit ndërkombëtar, duke nisur me Rezolutën e Bundestagut dhe duke vazhduar me qëndrimet e përfaqësuesve që sapo falenderova përmes jush.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular