BallinaKronikeFOTO/U qëllua në këmbë por i shpëtoi vrasjes, kush është 23-vjeçari i...

FOTO/U qëllua në këmbë por i shpëtoi vrasjes, kush është 23-vjeçari i plagosur në Elbasan. Skema e ngjashme me…

Detaje te reja nga ngjarja e ndodhur pas mesnate në Elbasan ku mbeti i plagosur një 23-vjeçar. I riu Kei Piu (në foto) u gjet i plagosur jashtë një lokali në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23-vjeçarit i cili figuron me precedentë penalë. Qëllimi i atentatit ka qenë eliminimi i 23-vjeçarit por një incident me armën e autorëve ka bërë që ai të shpëtojë mrekullisht, thanë burimet. Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikov po u ishte bllokuar arma pas gjuajtjes së dytë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati Dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme dhe ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

I riu u gjet i plagosur nga policia dhe u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që janë disa të shoqëruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular