BallinaKulture"Iluzione në vrapim"/Cikël poetik nga Selidona Zalla

“Iluzione në vrapim”/Cikël poetik nga Selidona Zalla

Nga Selidona Zalla

Dy fjalë

Zhurmë

Asgja ma tepër.

Veç ni zhurmë.

Ni fjal kurrgja ma tepër

Veç ni fjal’

Andrra asgja ma tepër

Andrra me jetu e me mbush ni jet me dashuni.

Kurrgja ma tepër vetëm nieji me zemën.

E n’qoft e than gjana t’bukra do t’nodhin

Njerzin leje matan, njerzia helm e ka gojën

lumtunin, ngrric shpirtnin

se lumtunia nuk t’vje nga njerzia.


Iluzione në vrapim

Lëkurë e puthur

Gjersa djersa të ndaj.

Në kraharor të trëndafiltë e strukur

Aty ku nuk mund të vë faj.

Aromë e lehtë

ku zhurma bën krrak.

Puhizë e shtrenjtë

Thjesht  puthmë pak.

Ah ndjesi!

Zhurmën e solle

ku ishe ti?

Aty në shtrat u përcëllove.

Menoja

Menoja se dimni ka me u kthy n’ver Menoja se bota asht reale gjithkun’ Se  asgja nuk asht e ndryshushme n’qoft’ se nuk asht ner.

E fjal’ e strukt nuk ban kurrkun

Ani ver’ e amël je tu ni,

Kur po m’dukesh sikur flutuna

Njesi për shpirt n’qetsi.

Pse mi m’shel ato lule t’bukra?

Tash menoj se ti ki vazhdue me blegnue moj e amla stin’.

Zemna rri përcllue tuj vrojtue

Qysh mi ndryshon ngjyrat leht’ stin’

Menjen e asni pa trazue.

Stin’ mos blegno shum’

Leji  rradh’ njerzis’ për  met blegnue ti.

Se ni gja po ta tham:

Valla, si mune me i lan pa ni?

Ti m’ke than  veti se ngjyrat po t’vorfnohen.

A lihen plotsimet e gjithkaje  t’rrethon ti?

E mjer’, po t’idhnohen

Për t’amlën dashuni

E bukun për t’pa.

 

T’shiju e ngi, se zemna s’t’u nda

Aty ku  deshëm un e ti.

Era lehtë u përqafua

me mijëra drejtime.

Aty ku më thërrite mua

me të ëmblat ëndërrime.

Një yll u godit

lart në fluturim

Mos ik, por më prit

aty ku ndjen ngashërim.

Udhëkryqet i ndërmora

hapi shumë më rëndoi,

E rrokullisuar nga u rrodha,

ah gjumi më pushtoi.

Një lot i lehtë shpejt ra

Kur vrapoja nga drita e verbër,

Aty nga era po po u tha

Aty krijoi shtretër.

Një xixëllonjë po ndriçonte

fytyrën e zjarrtë

mendimet i tejçonte

si bletët për mjaltë.

Mjaltësinë e do qenia

e braktisur nën lëkurë

Aty ku thyhet heshtja

si pasqyra në mur.

Copë e çikë u drodhën gishtërinjtë

Ashtu si pema me gjethet

po ku mbeti kjo copë?

Ah, gjethet nga pemët .

Hesht, iluzion

atë që nuk mendohet.

Përsëri vetëm vrapo

atje ku kjo ndjenjë do tejçohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular