BallinaKryesoreKriza politike/Basha: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme. Me Ramën kryeministër...

Kriza politike/Basha: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme. Me Ramën kryeministër s’ka zgjedhje të lira

Basha pas takimit me Komisionerin e ri për Zgjerimin: Gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas kushteve të Bundestaguit

Së pari, dua të përshëndes dhe të mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin shumë të rëndësishëm të Zgjerimit, që ka të bëjë me anëtarësimet e vendeve të reja. Më prezantoi me strategjinë që do të paraqesë ai dhe presidentja e re e Komisionit, Von der Layen, strategji të cilën unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht.

Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit, janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëri – tjetrin.

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e Bashkimit Europian që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët, e kështu me radhë.

Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara- nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi dhe as ndalje të emigracionit që po shpopullon Shqipërinë me ritme të frikshme.

Basha në mbështetje të axhendës europiane të vendit: Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor.

Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike.

Mirëpres sensin e realizmit që do t’i kontribuojë kredibilitetit, besueshmërisë së procesit të anëtarësimit dhe po kështu shpreha mbështetjen në emër të opozitës së bashkuar për axhendën e integrimit europian të vendit, për të cilën siç e dini fare mirë kemi bërë gjithçka, jo vetëm para tetorit por edhe gjatë vitet të kaluar dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Në këto 9 kushte opozita ka rolin e vet në vetëm 1 kusht, për të cilin ka insistuar prej 4 muajsh dhe, më në fund, prej ditës së sotme ka nisur një proces, të cilit i uroj sukses, por është akoma herët për të parë, nëse do të kemi vullnet dhe nga pala tjetër. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë.

Ndaj, në këtë kuadër, jam i lumtur që me Komisionerin e ri për Zgjerimin patëm mundësinë të flasim drejtpërdrejt dhe të mirëkuptohemi për prioritetet kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pyetje: Zoti Basha, kjo do të thotë që ju jeni i gatshëm të shkoni në zgjedhje edhe me Edi Ramën si kryeministër?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë atë që kemi thënë prej fillimit. Opozita e Bashkuar beson se jo vetëm rregullat e shkruara, por zbatimi i këtyre rregullave ka rëndësi. Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qendrimi ynë është i pandryshueshëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Pyetje: Sa mund të funksionojë tryeza për reformën zgjedhore, duke qenë se kishte pakënaqësi ndaj zotit Damian Gjknuri dhe a ishit të detyruar vetëm nga ndërkombëtarët ju si parti opozitare, që u ulët në këtë lloj tryeze?

Lulzim Basha: E keni keqkuptuar. Detyroi maxhorancën të pranojë ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i damianëve, imerëve, avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusin e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhilet e krimit dhe paterciat e tyre në pseudoparlament. Kjo është e para. E dyta, se pse Edi Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg për shitblerje votash është një pyetje për Edi Ramën jo për Lulzim Bashën. Drejtojani këtë pyetje Edi Ramës, po patët shansin, se, zakonisht, ai ka vetëm kamerat e ERTV-së me vete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular