BallinaKryesore(FOTO)/Padia e Ramës ndaj Haradinajt, mediat serbe në festë

(FOTO)/Padia e Ramës ndaj Haradinajt, mediat serbe në festë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinaj, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Ky lajm ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet ia kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke ia shtuar edhe komentin e tyre në titull.

Kryeministri Edi Rama ka paditur zyrtarisht për shpifje homologun e tij në ikje të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet ia kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.

Lajmi tek Espreso

E përditshmja Kurir shkruan se Rama ka paditur Haradinajn: Kryeministri i Shqipërisë ka shkruar në 30 faqe padi se përse Ramushi ka shpifur ndaj tij.

Lajmi tek Alo

Alo shkruan: Edi Rama i Shqipërisë hedh në gjyq Ramush Haradinajn, ekzekutori i Kosovës merr padinë me urgjencë. Por nuk janë ndaluar as mediat e tjera…

Lajmi tek Kurir
Lajmi tek Telegrafi serb

Espreso: Rama vendos ta shkatërrojë Haradinajn. Shkak është Serbia

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinaj, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit. /express

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular