BallinaKryesorePD denoncon tjetër kryebashkiak të Ramës të inkriminuar

PD denoncon tjetër kryebashkiak të Ramës të inkriminuar

PD ka denoncuar sot kryebashkiakun e pestë me rekorde kriminale, të zgjedhur nga Edi Rama. Ai quhet Agron Malaj dhe është kryebashkiaku i Matit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike vijon të nxjerrë emra kryebashkiakësh të dënuar më parë dhe që kanë marrë sipas saj mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha sot para mediave se Partia Demokratike i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të kryebashkiakut të Matit, ish-gardistit Agron Malaj. Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.
PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular