BallinaKronikeShënohet tjetër vetëvrasje, 33-vjeçari hidhet nga kati i 12-të

Shënohet tjetër vetëvrasje, 33-vjeçari hidhet nga kati i 12-të

Shënohet një tjetër vetëvrasje në kryeqytet. Një 33-vjeçar, në kushte të rënduara psikologjike dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 12-të i një pallati në Tiranë.

NJOFTIMI

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda pak ditësh në Tiranë, ku një tjetër i riu i dha fund jetës duke u hedhur po ashtu nga katet e larta të një pallati në Rrugën e Kavajës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular