BallinaKronikeVIDEO/Artan Hoxha: Një pjestar i forcave speciale dyshohet se ekzekutoi me 13...

VIDEO/Artan Hoxha: Një pjestar i forcave speciale dyshohet se ekzekutoi me 13 plumba Guxim Gjyriçin

Artan Hoxha publikoi sot video nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit në Tropojë duke theksuar se i frikësohet një rifillimi të vrasjeve në këtë qytet.

Hoxha tha se dyshohet se pas vrasjes fshihet një ish-pjestar i forcave speciale të Shqipërisë.

“Dyshohet se është një pjestar i forcave speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes.

Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi përsonash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre”, tha Hoxha.

Hoxha bëri edhe një lidhje mes vrasjes së Shkëlqim Haklajt më 5 janar të vitit 1998 dhe asaj të Guxim Gjyriçit në natën e 5 janarit të vitit 2020.

“Vrasja e Shkëlqim Haklaj nuk është hetuar kurrë ishtë Presidenti Berisha shprehej se e donte të gjallë a vdekur sepse ko pengonte mitingun”, vijoi gazetari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular