BallinaAktualitetArti në zi! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri,...

Arti në zi! Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri, familjarë dhe kolegët artistë i japin lamtumirën (FOTO)

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë. Pas familjarët, të afërm, miq e dashamirës i dhanë lamtumirën në një ceremoni të ngushtë. Në disa foto të publikuara nga LSA, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ferrit, kanë qenë dhe kolegët e tij artistë të njohur.

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Aktori i dhjetra roleve në kinematografi dhe teater ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë pulmonare në mushkri, në moshën 59 vjeçare. Xhevdet Ferri spikati për rolet e tij ku bie në sy cilësia, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. Ai ka luajtur rolin e tij të fundit në filmin “Delegacioni”.

Miqtë dhe kolegët e tij që bashkëudhëtuan një jetë në skenë e përjetuan si një lajm të pabesueshëm ndarjen e tij nga jeta teksa kujtuan episode me Xhevdet Ferrin në skenë dhe jashtë saj. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reagoi dhe politika, ndërsa e kujtoi aktorin e njohur shqiptarë duke shprehur ngushëllime. Trupi i pajetë i aktorit do të prehet në varrezat e Sharrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular