BallinaKronikeE rëndë në Kurbin/Flakët ‘përpijnë’ banesën, gjendet i asfiksuar fëmija 2-vjeçar. Policia...

E rëndë në Kurbin/Flakët ‘përpijnë’ banesën, gjendet i asfiksuar fëmija 2-vjeçar. Policia jep detajet

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit duke i marrë jetën një fëmije 2 vjeçar. 

Policia konfirmoi se fëmija është gjetur i asfiksuar pa jetë brenda kësaj banese dhe me shenja djegie.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular