BallinaKulture"Frymë lirie", me heronjtë e janarit të historisë kombëtare, ekspozitë e Shkurte...

“Frymë lirie”, me heronjtë e janarit të historisë kombëtare, ekspozitë e Shkurte Ramushit në Viti të Kosovës

Më 16 janar është hapur në komunën e Vitisë në Kosovë ekspozita e artit pamor “Frymë lirie” e organizuar nga Shkurte Ramushi dhe Saranda Xhemajli në bashkëpunim me drejtorinë e Kuturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vitisë.

Në këtë ekspozitë merrnin pjesë dhe artistët; Blerta Ismaili , Blerta Hoti, Erblina Dalipi, Ermira Rexhepi, Fetah Shehu, Haruesh Ramiqi, Lirim Shalti, Mervan Mustafa, Minir Bislimi, Nerxhivane Ferizi Aliu, Pranvera Sylejmani, Saranda Xhemajli, Shqiprim Hyseni, dhe Shkurte Ramushi. Pra në kuadër të aktivitetit të pafund dhe krijmtarisë së saj, Shkurte Ramushi së fundmi ka qenë bashkëkuratore e një ekspozite per historine kombetare shqiptare.

“Fryme lirie nuk do të ishte realizuar nëse nuk do te kishin ekzistuar heronjët e janarit ne te gjitha periudhat historike kombetare qe e kanë krijuar historine shqiptare. Faleminderit shume heronjeve qe i dhanë flake ketij janari, i dhanë jete qe ne te marrim fryme lirshem” thotë Shkurte Ramushi.

“Fryme lirie” ka mbledhur artistet per te sjelle perceptimet e tyre artistike shume dimensionale te nje bote ku gjithcka jeton sot dhe neser, nga e kaluara drejt te ardhmes, nga dashuria dhe krenaria, duke lene gjurme ne janarin madheshtor.

“Motivet e “fryme lirie” janë të veçanta, secila vepër ka zgjedhur nje fragment nga historia jone kombetare te na kujtoj sot, Skenderbeu, 28 nentorin, Flamurin Kombetar, eksodet e shqiptareve ne luften e fundit 98-99, 17 shkurtin duke vazhduar rruges drejt lirise se diteve te sotme” – thotë për startnews artistja Shkurte Ramushi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular