BallinaKryesoreDokumentet sekrete të ’89/ Kur kongresmenit amerikan, Joseph Kennedy, biri i kandidatit...

Dokumentet sekrete të ’89/ Kur kongresmenit amerikan, Joseph Kennedy, biri i kandidatit për president të SHBA-ve nuk i jepej vizë për Shqipëri

Publikohen disa dokumente të nxjerra nga arkivat sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë (tashmë të deklasifikuara), të cilat bëjnë fjalë mbi një korrespodencë të misionit diplomatik shqiptar në OKB dhe Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, lidhur me një kërkesë të bërë nga kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, djali i madh i senatorit amerikan Robert F. Kennedy, i cili në gushtin e vitit 1989, i paraqiti një kërkesë përfaqësuesit të përhershëm pranë misionit shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkim Pitarka, duke i kërkuar që ata ta paisnin me një vizë, pasi ai dëshironte që të vinte për një vizitë në Shqipëri, duke dhënë dhe shpjegimet e rastit rreth arsyeve që e obligonin për ta ndërrmarë atë udhëtim, si dhe planet konkrete që ai kishte për ta ndihmuar vëndin e vogël ballkanik.

Cili ishte ndërmjetësi që mundësoi takimin në mes politikanit të lartë të SHBA-ve dhe msionit shqiptarë në OKB, që ishte dhe zyrtari i parë amerikan që pritej prej tyre që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe debatet e ashpra që u bënë prej tyre lidhur me arsyet që iu parashtruan atij dhe përgjigjien negative e refuzimin kategorik që Tirana zyrtare po i bënte kërkesës së tij…?!

Në fundin e viteve ’80-të kur në mbarë Europën Lindore kishin filluar dhe po frynin “erërat e Perëndimit”, gjë e cila u “finalizua” me rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapjen e kufijve të disa shteteve ish-komuniste, si Hungaria etj., (ku turma njerzish vërshuan drejt Gjermanisë Perendimore), në Shqipërinë komuniste dukej se gjërat po rrinin në vënd dhe “ujrat” nuk po lëviznin! Madje po ndodhte e kundërta! Kështu, ndryshe nga pjesa më e madhe e vëndve ish-komuniste të Lindjes që i thanë ok “Perestrojkës gorbaçoviane”, duke e përkrahur dhe zbatuar atë, Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, që ishte betuar për “vazhdimësinë”, po i mbahej “fjalës së dhënë”, dhe me qëndrimet e deklaratat e tij, si: “Nuk tundet Taraboshi nga era”, Shqipëria nuk është as Lindje, as Perëndim”, “Edhe bar do ham, por parimet nuk i shkelim”, etj., duket se po i çonte sinjale të qarta si Lindjes ashtu dhe Perëndimit, se ato gjëra nuk mund të ndodhnin kurrsesi në Shqipëri.

Dhe nisur nga këto qëndrime dhe deklarata të pasëardhësit të Enver Hoxhës, shumë analistë të huaj që ndiqnin me vëmëndje dhe interes të veçantë ngjarjet në vëndin e vogël komunist më të prapambetur të Evropës, i shihnin me skepticizëm ndryshimet që mund të ndodhnin, kjo edhe për shkak të izolimit gati gysëm shekullor që kishte Shqipëria komuniste dhe që po vazhdonte ende. Ndoshta kjo, edhe për shkak të informacionit të pakët që ata kishin se ç’ndodhte në këtë vënd të vogël të Ballkanit, si dhe një interesi të pakët që po tregonte bota, apo më saktë Perëndimi për të?! Kjo tezë, pra, “interesi i pakët i Perëndimit” ndaj Shqipërisë komuniste, pas viteve ’90-të, është përdorur si një justifikim nga ish-kreu komunist Ramiz Alia e ndonjë tjetër bashkëpunëtorë i tij, për të përligjur jo vetëm vonesën e reformave në aspektin ekonomik dhe politik që ndodhën në Shqipëri, por edhe gjëndjen tejet të mjeruar dhe katastrofike ku e çoi vëndin vija e tyre politike që ndoqën prej gati gjysëm shekulli.

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular