BallinaOP EDHajredini 80-vjeçari nga Mati, që thërret“ poshtë komunistët”!

Hajredini 80-vjeçari nga Mati, që thërret“ poshtë komunistët”!

Nga Kreshnik Çollaku

Hajredin Rami eshte nje i moshuar mbi te 80 ne Mat.
Ne Mat e njohin te gjithe. Vitet mosha e vuajtjet kane lene shenjen te Hajredini,thinjat e ndonje rrudhe jane shtuar,edhe hapi nuk eshte me si me pare por nje gje nuk i ka levizur dhe pse vitet ecin,zeri i Hajredinit eshte po aq i mprehte e i forte e duket se koha nuk i ben gje. Sa here e degjoj qe debaton me ze te forte me vete buzeqesh,mendoj se Hajredini e ka zemren e forte.
Hajredini eshte i djathte,kete e pohon me force vete kudo e me kedo. Me mbretin,legalistet me pd me kedo sic thote Hajredini “qe lufton komunizmin”…
Vjen shpesh neper takimet e PD,perhere kerkon te flase,perhere e merr fjalen,perhere ne fund te fjales therret “poshte komunistat”.
Ky eshte Hajredini,matjani 80 vjecar me ze te forte por me shpirt te bute e me syte me lot kur te tregon se te rinjte po largohen nga Mati e ka familje qe nuk kane buke te shtepia…
Ky eshte Hajredini.
Sot mesova se Hajredini paska thyer nje xham te vetrata kryesore e zyrave te bashkise Mat.
Qe nga ora 10 paradite e deri ne mbremje 80 vjecari qendron i shoqeruar ne komisariatin e Burrelit. Gabim ka bere Hajredini qe theu xhamin,me siguri do e kete bere me duar zhveshur e me siguri do te jete lenduar.
Shefat e Matit nuk guxojne te ndalojne makinat pa targa,te shtenat neteve qe terrorizojne qytetin.
Shefat nuk guxojne te bejne geg para pronareve te fushave me kanabis qe presin te rimbillen.
Shefat e Matit heshtin,se e dine se nese flasin e largqofte veprojne shefat e Tiranes merziten. Ata e dine se cunat me probleme jane miq me shefat e Tiranes.
Shefat e Burrelit duhet te raportojne te shefat e Tiranes se kane goditur krimin.
Sot rilindasit e Matit kane me cfare te krenohen te rilindasit e Tiranes.

Kane ndaluar Hajredinin 82 vjecar se theu nje xham,Hajredinin qe therret ne sheshin para bashkise Mat “poshte komunistat”….

Kjo eshte historia e nje dite te ftohte ne Mat…Neser eshte dite e re.

Por per nje gje jam i bindur,Hajredini e pret me qetesi diten e re,sepse ai ka zemer te forte,ai e di qe nje dite do te dale…dhe “komunistet” nje dite do te bien.
Kete e di Hajredini kete e di cdo matjan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular