BallinaRajoniLinja Beograd - Prishtinë, Vuçiç: Jemi gati për iniciativa të tjera!

Linja Beograd – Prishtinë, Vuçiç: Jemi gati për iniciativa të tjera!

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, e ka vlerësuar mjaft vendosjen e linjës ajrore direkte ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ka deklaruar se Serbia është e gatshme të ndërmarrë edhe të tjera nisma për t’i afruar sa më shumë njerëzit në Ballkan.

Në një mesazh në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjes në Berlin, Vuçiç shkroi në Twitter: “I jemi mirënjohës ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Robert O’Brien për rolin e tyre vendimtar për të ndihmuar për të ndihmuar në  vendosjen e fluturimeve direkte ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është gati të vazhdojë me iniciativa të tjera, për t’i afruar sa më shumë popujt në Ballkan.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular