BallinaKultureStresi një këngë tjetër për Keisin

Stresi një këngë tjetër për Keisin

Marrëdhënia e reperit Stresi me partneren e tij, Keisin, ka qenë prej muajsh një ndër marrëdhëniet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Ndarjet e ribashkimet e tyre janë komentuar gjatë në media, mirëpo u bënë disa muaj që ata s’janë më me njëri-tjetrin.

Teksa Stresi merret me muzikë në Shqipëri, Keisi ka vazhduar jetën e saj në Kanada.

Ditën e djeshme, ajo na futi të gjithëve në dyshime me një fototë publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej me unazën që i kishte dhuruar Stresi, të cilën e mbante ende në gisht.

“Se një femër duron shumë”- shkruante Keisi, fjalë të cilat na bënë të mendojmë se ka shpresë për të dy.

Si gjithmonë, s’ka vonuar shumë edhe një reagim i Stresit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka publikuar fjalët e këngës së tij të re, të cilën pritet ta lançojë së shpejti dhe teksti na u duk sikur i dedikohet Keisit.

“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova n’dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… T’ harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher..”- janë fjalët e Stresit për të cilat është penduar dhe i ka fshirë, megjithatë ne i ruajtëm.

Epo, ky është një dedikim i hapur për Keisin, ndaj jemi kuriozë të dimë replikën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular