BallinaKronikeVrasja makabre e shqiptarit në Itali ndodhi për 50 euro

Vrasja makabre e shqiptarit në Itali ndodhi për 50 euro

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Erion Morinës, 20 vjeçari nga Malisheva që jetonte në Itali, I cili është vrarë e më pas hedhur në lum para disa ditësh nga kushëriri i tij Musli Morina, ndërsa mësohet se e gjithë kjo ka ndodhur për 50 eurove

Natën  mes 16 dhe 17 janarit dy të rinjtë të cilët janë familjarë, dolën në një prej kafeneve në Naviglio të Italisë ku kanë pirë shumë dhe më pas që të dy janë dehur.

Mirëpo, pas një mosmarrëveshje e cila sipas mediave italiane ndodhi për shkak të parave, Erion Morina mbeti i vrarë, pikërisht nga familjari i tij, Musli Morina.

Ky i fundit, në stacionin policor ka pranuar se e ka vrarë kushëririn e  tij, duke treguar edhe se si ka shkuar gjithë ngjarja, përcjell Gazeta Metro.

Sipas tij, Erioni i kishte borxh rreth 50-100 euro dhe kjo u bë shkas për mosmarrëveshjen e tyre. Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe drogës.

Sapo dolën jashtë, Musliu e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda kafenesë ku qëndruan po atë natë.

Ndërkaq, hetuesia në anën tjetër, ka konstatuar se viktima nuk ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga përleshja, por pasi ka rënë në një lum aty afër.

Viktima pritet të varroset këtyre ditëve, ndërsa ende nuk dihet se a do të sjellet trupi i pajetë këtu në Kosovë. Ndërsa, sa i përket Musliut, ai po qëndron ende në stacionin policor ku pritet të hetohet më tej.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular