BallinaKryesoreFOTO/Sportistët më të paguar të dekadës

FOTO/Sportistët më të paguar të dekadës

Si në çdo kategori tjetër, “Revista Forbes” ka përpiluar dhe listën e atletëve më të paguar të dekadës që po i vjen fundi, dhe duhet ta themi, bëhet fjalë për shuma marramendëse të fituara nga yjet e sportit.

Nuk e dimë e prisni apo jo, por ai që kryeson listën është boksieri tashmë i tërhequr, Floyd “Money” Mayweather, nofkë që nuk e ka fituar kot. Nga viti 2010 deri më tani ai ka bërë më shuëm se 915 milionë dollarë dhe qëndron 115 milionë dollarë më para se vendi dytë. Shkak për fitimet e tij të mëdha janë kryesisht dy ndeshje, ajo me rivalin e përjetshëm Manny Pacquiao në 2015-ën dhe ajo me yllin e UFC, Conor McGregor në 2017-ën, që i dhanë një çek 500 milionë dollarësh. Dhe nuk mbaron me kaq, sepse Floyd ka premtuar që në 2020 do organizojë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të të gjitha kohërave, kështu që $$$…

Superstarët globalë të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, marrin në listë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë, me 800 milionë dollarë dhe 750 milionë dollarë fitime. Futbollistët përgjatë kësaj dekade kanë ndarë mes tyre 11 herë çmimin si lojtari më i mirë I vitit, arsye kjo që i ka bërë pagesat e tyre të arrijnë majat dhe të nënshkruajnë marrëveshje vërtetë të mira me sponsorat, si për shembull përfitimin e një pagese 92 milionë dollarëshe nga Nike.

Lebron James, ylli i padiskutueshëm i NBA është në vendin e katërt me 680 milionë dollarë, i ndjekur nga ikona e tenisit Roger Feder me 640 milionë dollarë. Këto shifra përfshijnë pagesat e sportistëve, bonuset, marrëveshjet me sponsorat, pagesat për paraqitjet që bëjnë dhe të ardhurat e deklaruara.

Lista e plotë me 10 sportistët më të paguar është si më poshtë:

10.Lewis Hamilton (400 milionë dollarë)

9.Kevin Durant (425 milionë dollarë)

8.Manny Pacquiao (435 milionë dollarë)

7.Phil Mickelson (480 milionë dollarë)

6.Tiger Woods (615 milionë dollarë)

5.Roger Federer (640 milonë dollarë)

4.Lebron James (680 milionë dollarë)

3.Lionel Messi (750 milionë dollarë)

2.Cristiano Ronaldo (800 milionë dollarë)

1.Floyd Mayweather (915 milionë dollarë)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular