BallinaAktualitet”Po iki nga Shqipëria, jam i trishtuar…”, Basha mesazh publik aktivistit: Të...

”Po iki nga Shqipëria, jam i trishtuar…”, Basha mesazh publik aktivistit: Të ftoj në takim, largimi nuk është zgjidhje

Aktivisti Robert Skëndo ka lajmëruar se do të ikë nga Shqipëria përgjithmonë pasi nuk mund ta bëjë vendin më të mirë sepse nuk mbështetet nga shumica e qytetarëve shqiptar. Por në statusin e tij ka komentuar pikërisht kryeopozitari Lulzim Basha i cili i thotë se ikja nuk është zgjidhje pasi duhet të luftojmë për Shqipërinë.

STATUSI I ROBERT SKËNDOS

”Po e lë Shqipërinë së shpejti, një ike e përhershme. Është e qartë për mua që unë nuk ndaj të njëjtat vlera si mazhoranca e qytetarëve në Shqipëri. Do të doja të luftoja që gjërat të bëheshin më mirë, por s’mund t’i bëj vetëm. Më vjen keq që jam një tjetër statistikë e trashëgimisë së lidershipit të keq politik.

KOMENTI I LULZIM BASHËS

“Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!”

E622f579 4a9e 4a92 A822 6f9d89295c05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular