BallinaAktualitet“Kush po i shfaros shqiptarët?!”- Artur Zheji: Si po zhvaten nga hajdutët...

“Kush po i shfaros shqiptarët?!”- Artur Zheji: Si po zhvaten nga hajdutët me ‘Ferrari’ e ‘Bughatti’, me ‘Armani’ e me…

Nga Artur Zheji

Shqiptarët janë një komb shumë i lashtë që jetojnë në trojet e tyre.

Ata në kohët më të vjetra thirreshin me emrin mistik pellazgë dhe flisnin shqipen, që në më të shumtën e fjalëve, të njejtën gjuhë hyjnore, flasim edhe ne, sot! Sepse, vetëm gjuha shqipe, kjo zonjë e madhërishme dhe perëndeshë e kohërave që shkojnë dhe e kohërave që do të vijnë, ka mbetur si një dëshmi e fundit e atyre Kohërave që nuk kthehen më!

 

Shqiptarët e sotëm, ashtu si edhe grekët e sotëm, janë degëzime të të njejtit trung të stërlashtë, që ka qëndruar rrënjëthellë, pavarësisht stuhive të ashpra të historisë, në tokë të vet, prej mijëra vitesh, që atëherë nga ku zunë fill qytetërimet moderne që u përhapën e rrezatuan, në më të shumtë, e Planetit tonë Tokë. Epiriotët, Maqedonasit, Ilirët dhe fise të tjera të mëdha, janë të Parët e shqiptarëve të sotëm, të përhapur si një nënshtresë gjenetike dhe që ndeshen në ADN-në e nënshtresës së të gjithë Europës…

Madje deri në fshatin “Hundëzë”, në Afganistanin e sotëm, ku banorët e sotëm, flasin sot, shumë fjalë të shqipes së sotme duke filluar nga emri i fshatit të tyre “Hundëzë”, e duke e mbiquajtur veten e tyre ‘Hundëzakë”…

Ata gjinden mijëra e mijëra kilometra larg, në rrëzë të maleve Himalaja, si pasardhës të pandërprerë në shekuj, të falangave të Aleksandrit të Madh, mbetur aty, kur vdiq nga ethet, prijësi i tyre, i biri i Filipit dhe i Olimpias apo Mirëtalit, si quhej nëna e tij … Historia e preardhjes së shqiptarëve të sotëm dhe gjurmët e thekshme të saj, ulërasin lavdinë e tyre të dikurshme, që kanë vulën e tyre hyjnore dhe mistike, pellasgo-ilire e albane!

Por pothuajse askush, nuk e dëgjon piskamën e këtyrë bëmave të lavdisë së tyre, që presin një Panteon të artë të së Vërtetës të shkelur e të nëpërkëmbur, ndërkohë që vetëm rënkon me lotë gjaku, në gjuhën tonë të lashtë e madhështore: Shqipe! Sepse ky Komb i ynë i sotëm, qeveriset vetëm nga ca hajdutë xhepash, nga ca tregëtarë dhe uzurpatorë pa identitet të rracës e të kombit, në veprat e veprimet e tyre!

E që, mjerisht po duket se po ja mbërrijnë të bëjnë atë që nuk e bënë dot qindra ushtri barbare, që shkelën, shkretuan dhe e shpopulluan këtë vend të shqiptarëve, dikur kaq krenar dhe përmbytur në ar, në mermer, në kështjella të larta e plot lavdi, që krijuan pjesën dërmuese të Historisë antike botërore…

Shqiptarët e sotshëm, janë gati një turmë laramane, e poshtëruar dhe e përçarë dhe artificialisht të vjedhur e artificialisht të mjeruar, të shkelur e të dreqosur, të përbaltur dhe të nënshtruar, nga një varfëri e padrejtë dhe e pandershme!

Të zhvatur nga hajdutët me Ferrari e Bughatti, me Armani dhe Valentino, me Gucci e Lui Vuiton, dhe hajdutëria e tyre që ska të sosur, që po zbrazin si kurrë më parë tokat e këtij Kombi të Artë, që janë pëllëmbë e gjak dhe pëllëmbë e histori, tronditëse…

Një Komb dhe një Tokë e stërlashtë pra, që ka rrezatuar në të gjithë botën Antike qytetërim, Dije dhe lidership, nuk ka sot, dhe mjerisht, një Mësonjtore të vërtetë, nuk ka sot një histori të vërtetë, nuk ka sot një Arkeologji të vërtetë, nuk ka sot një Akademi Albanologjike të vërtetë! Dhe sot, shqiptarët, këta trashëgimtarë të Princave dhe Mbretërve të dikurshëm, detyrohen të lajnë me lotë mjerimi, pjatat e banketeve dhe këmbët e llastuara, të ish barbarëve dhe të ish skllevërve të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm, sot, të tradhëtuar më shumë se kurrë ndonjëherë! …/ 360grade.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular