BallinaAktualitetU filmua duke pirë kokainë në lokal, SPAK nis hetimet për kreun...

U filmua duke pirë kokainë në lokal, SPAK nis hetimet për kreun e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

Nje dite pas publikimit te videos, ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizes, Lefter Alla eshte filmuar duke pirë kokainë në lokal, SPAK eshte vene ne levizje.Lefter Alla-Kokain-lokali-thithja

Mesohet se sot, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka nisur hetimet per kryebashkiakun Lefter Alla, edhe pse ky i fundit, hodhi poshtë akuzat.

Drejtuesi socialist i Bashkisë së Bulqizës, nëpërmjet një statusi në “Facebook” tha dje se nuk është ai që shfaqet në pamjet filmike, të shfaqura në “ABC News”, nga gazetari Artan Hoxha, të bëra virale, ku duket një person i cili merr drogë.

Çfare tha Lefter Alla

Sipas Allës, videoja në të cilën PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke marrë drogë në një ambient publik, konkretisht në një bar, është e montuar.

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale”, shkroi Alla në “Facebook”.

Më tej, kryebashkiaku i Bulqizës vijon akuzat ndaj opozitës, se në bashkëpunim me biznese të cilat, sipas tij, kanë ushtruar aktivitete në shkelje të ligjit në Bulqizë, kanë bërë videomontazhe që implikojnë atë.

“Është akoma më kriminale kur kjo parti e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkitnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD-ja dhe atyre u është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë, për të më shantazhuar mua”, shkroi Lefter Alla në “Facebook”. Akuzave, kryebashkiaku Lefter Alla i përgjigjet me akuza. Numri një i Bashkisë së Bulqizës akuzon selinë blu se nëpërmjet videomontazheve kërkon ta shantazhojë atë për të favorizuar biznesmenët pranë PD-së.

“Nuk ka shanse që t’u ecë ky shantazh. Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e për të mbushur xhepat e klientëve të PD-së, që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë, ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish, që sot montojnë video në SHQUP”, vijoi Alla.

Për kryebashkiakun e Bulqizës, strategjia që opozita ka ndjekur me të, është e njëjtë si me rastin “Babale”. “Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës ‘Babale’, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me Gjykatën edhe për këtë rast”, shkroi Alla.

Cfare tregonte video

Ditën e djeshme u bë virale një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi privat, në të cilën pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili futet në ambientet e brendshme të banakut të lokalit dhe në një pjatë merr kokainë. Në videon e bërë virale shfaqen dy persona, njëri i cili pretendohet se është banakieri i lokalit dhe personi tjetër që pretendohet se është drejtuesi i pushtetit vendor të Bulqizës, i cili kryen veprimin pa u shqetësuar që është në një ambient publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular