BallinaAktualitetNë 9 pikat e Bundestagut opozita ka vetëm një detyrë”- Grida Duma:...

Në 9 pikat e Bundestagut opozita ka vetëm një detyrë”- Grida Duma: Reforma zgjedhore kryefjala

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma duke u ndalur tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, tha se nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e PD-së.

124

E ftuar në Zonë e Lirë, Duma u shpreh se Partia Demokratike ka treguar frymë dhe nuk ka ardhur në pushtet me mjete luftarake.

Pjesë nga biseda:

Duma: “Partia Demokratiek është parti e qendrës së djathtë. Besoj nuk na takon ne të ndajmë identitetin sipas Sali Berishës apo sipas Lulzim Bashës. Partia Demokratike ka përfaqësuar mbi 50% të shqiptarëve. Me një trashëgimi komuniste të arrish të bësh një parti të djathtë, e cila bashkon antikomunistët, ish-të persekutuarit, liberalë dhe konservatorë.

Kjo partia e cila ka bërë të pamundurën, sepse asnjë parti tjetër nuk i përfaqëson ato shtresa identitare. Të arrish të vish në pushtet pa struktura ushtarake si partia kundërshtare, por me frymë tregon që është një parti që ka krijuar besim. Vetëm në Shqipëri ose vendet komuniste…ka një koncept që quhet mendimi ndryshe.

Nuk ka një qëndrim zyrtar për mohimin e listave të hapura. Ka një qëndrim për prioritetizimin e situatës. Ka gjëra të rëndësishme, por edhe gjëra shumë të rëndësishme. Sot shumë e rëndësishme është reforma zgjedhore. Nëse ka një detyrë Partia Demokratike është finalizimi i reformës zgjedhore.

Në 9 pikat e Bundestagut, opozita ka vetëm një detyrë, reforma zgjedhore. Bundestagu legjitimoi opozitën jashtë Parlamentit. Tha që reforma zgjedhore do bëhet vetëm me Partinë Demokratike dhe opozitën reale. Ne sot kemi vetëm një detyrë, që është reforma zgjedhore, që është detyrimi që ne kemi ndaj dy elementëve, misioni për ta kthyer Shqipërinë në normalitet, votën e lirë dhe integrimin”.

Grida Duma flet për testin e drogës: Ata që nuk kontrollojnë mendjet e tyre nuk administrojnë dot jetët e njerëzve

Duma thotë se është e domosdoshme të futet testi i drogës, duke theksuar se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e opozitës.

Pjesë nga biseda:

A duhet bërë testi i drogës?

Duma: Absolutisht po! Kjo ka qenë kërkesa e opozitës por nuk është aprovuar në Parlament. Disa vende e kanë futur. Ne jemi në momentet ku vetëm ligji i dekriminalizimit, me këtë aplikim ashtu siç është ka arritur të nxjerrë nga sistemi mbi 300 individë. Njerëz që nuk kanë nën administrim mendjet e tyre nuk mund të administrojnë jetët e njerëzve.

Ska asnjë dyshim që nuk ka paralele BILD me audiopërgjime dhe një artikulli të tërhequr. Është një tabloid referencial global.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular