BallinaKryesoreDibra në udhëkryq. Asnjë hallkë e sistemit nuk funksionon!

Dibra në udhëkryq. Asnjë hallkë e sistemit nuk funksionon!

Nga Luan Haka

Sot janë qindra familje të larguara nga Dibra vetëm sepse nuk kanë patur një zgjidhje tjetër për veten dhe fëmijët e tyre . Ekonomia e rrënuar ka bërë që ata te emigrojne për të siguruar një jetesë më të mirë . Largimi i popullsisë ka sjellë goxha dëme duke qenë se mosha e cila emigron janë të rinj .
Arsimi është në ditët e tij më të zeza , shkolla qe po mbyllen , mësim që zhvillohet në klasa kolektive , pa ngrohje ,mësues që mbeten të papunë dhe nxënës që e kanë te pamundur te nxënë duke qënë nga dy apo tre klasa bashkë .
Shëndetësia aspak funksionale . Spitale e qëndra shëndetësore në kushte aspak të favorshme , myk e mungese medikamentesh gjen kudo , check up që kryhet sa për të plotësuar normën që i është vënë cdo qendre dhe që përgjigjet e tij lënë për të dëshiruar .
Bujqësia ka parë ditët e saj më të këqija këto vitet e fundit . Mungesa e subvencioneve , cmimi i lartë i karburantit, mungesa e kanalizimeve dhe mungesa e tregut kanë bërë që shumë fermerë Dibran të falimentojnë . Zona jonë është një zonë ku burim jetese kanë patur bujqësinë dhe blektorinë por sot shumica e familjeve mbahen me pensione ose me ç’ti sjellin fëmijët nga emigracioni.
Sot kemi pensionistë të cilët jetojnë të vetëm dhe me një pension qesharak u duhet të shtyjnë muajin .
Familje të tëra të cilat nuk munden të sigurojnë as edhe një vakt ushqim dhe nuk vihet aspak dorë për ti ndihmuar.
Ne do të duhet të ishim nje vend me mirëqënie ekonomike te lartë duke qenë se kemi nje klimë dhe vende te bukura , por nuk ka vend në botë të zhvillojë turizëm pa rrugë . Rrugët që të çojnë në të gjithe njesit Administrative Diber janë si mos më keq.
Sot jeta është bërë më e pasigurtë se kurrë . Vrasje , dhune , humbje jetësh ne aksidente janë kryefjala e cdo edicioni informativ .
Droga ka lulezuar si asnjehere tjeter , ka gjetur përdorim nga personat me te lart publik e deri tek nxënësit nëpër shkolla .
E çfarë na duhet më shumë se kaq për të rrëzuar këtë qeveri ?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular