BallinaAktualitetKryebashkiaku me kokainë, PS: Një video nuk është provë, presim drejtësinë

Kryebashkiaku me kokainë, PS: Një video nuk është provë, presim drejtësinë

spot_img
spot_img

Denoncimet e opozitës për kryebashkiakët socialistë, deri më tani 6, si persona të prekur nga ligji i dekriminalizimit kanë lëkundur pozitat e selisë rozë. Por pavarësisht denoncimeve, PS ka zgjedhur rrugën e procedurave, ku fillimisht presin të flasin organet e drejtësisë dhe më pas të marrin një vendim për personat e akuzuar.

Arben Pëllumbi: Ne nuk mbrojmë askënd që ka probleme me drejtësinë, probleme penale. Shumë mirë që paska filluar nga prokuroria një hetim për këtë çështje. Në rast se kjo është një shkelje e tillë që ai nuk duhet të jetë më në atë vend sigurisht që do të merren masa.

Të njëjtin skenar do të ndjekin edhe me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës. Pavarësisht videos së publikuar, ku Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, socialistët nuk e shohin videon si një fakt për përjashtimin e tij.

Arben Pëllumbi: Nuk mund të marrim një vendim me një indicie, duhet të kemi një provë. Një video nuk është provë ose vetë zotëria duhet të mbajë një qëndrim të caktuar.

Por vështirësitë socialistët nuk i kanë patur vetëm në pushtetin lokal, pasi problemet janë shtrirë edhe brenda strukturave.

Edhe pse duhej të përfundonte me 15 janar, ende procesi i zgjedhjes së kryetarit të PS-së në degë nuk ka përfunduar në të gjitha bashkitë.

Arben Pëllumbi: Besojmë që nga 10 shkurti i kemi mbyllur plotësisht në të gjitha bashkitë e vendit, ku procesi i zgjedhjeve në parti ka filluar. Në Shkodër apo në Vorë, procesin e zgjedhjes së kryetarëve të partisë do ta lëmë për një fazë të dytë për vetë problematikat që kanë këto dy qytete.

Shkodra përveç faktit që nuk ka një kryetar partie në bazë, i mungon edhe kryetari i Bashkisë, që pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit, në detyrë vijon të qëndrojë demokratja Voltana Ademi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular