BallinaSportVIDEO/Inter merr një tjetër goditje në Serie A, tani rrezikon edhe vendin...

VIDEO/Inter merr një tjetër goditje në Serie A, tani rrezikon edhe vendin e dytë

Inter merr një tjetër goditje në garën për titullin kampion në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën kundër Cagliari për javën e 20-të në kampionatin italian. Megjithëse mbyllën pjesën e parë në epërsi pas golit të Lautaro Martinez në minutën e 29-të, të zotët e shtëpisë nuk arritën të ruajnë fitoren.

Nainngolan ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një goditje nga distanca në minutën e 78-të. Në fund, nervat tradhëtuan Lautaro Martinez, që u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në sfidën e ardhshme. Me këtë barazim, Inter ngjitet në kuotën e 47 pikëve, por jo vetëm që rrezikon shkëputjen e kryesuesëve të Juventusit, por mund të humbasë edhe vendin e dytë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular