BallinaAktualitetFOTOT/Pengmarrja në Kamëz, kush janë autorët, vëllezërit që ngritën një "perandori" droge

FOTOT/Pengmarrja në Kamëz, kush janë autorët, vëllezërit që ngritën një “perandori” droge

Ditën e sotme Policia arrestoi gjatë një operacioni të zhvilluar në Shijak shtetasin Altin Hajri si edhe shpalli në kërkim shtetasin Leonard Hajri, në dyshimet se janë pengamarrës të shtetasit Jak Prenga, ngjarje kjo e ndodhur në Kamzë, 10 ditë më parë. Sipas policisë pengu është mbajtur në një kompleks në Shijak, ndërkohë që nuk dihet asgjë për fatin e tij. Po kush është Altin Hajri, i arrestuar sot?

Hajri nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Sipas burimeve mediatike, vëllezërit Hajri kanë vendosur miliona euro pasuri nga droga, kryesisht heroina dhe marijuana.

Familja e tyre jeton në periferi të Shijakut, ku kanë investuar një pjesë e mirë e të ardhurave të tyre nga droga.

Ata jetojnë në zonën administrative që quhet “çobenj” që është dhe simboli i nisjes së historisë së tyre.

Ata emigruan në Padova në fillim të viteve 2000.

Pasi ranë në kontakt me trafikantët e drogës, ata demonstruan kualitetin e tyre superior. Ata u identifikuan nga policia dhe u arrestuan në disa operacione.

Por vëllezërit Hajri u zhdukën dhe shfaqeshin vetëm në raste të rralla në Itali. Gjatë kësaj kohe ata ndërtuan një organizatë komplekse me aftësinë dhe qetësinë e tyre. Ata e drejtonin grupin në një mënyrë aq të sofistikuar që i mbante larg policisë dhe drejtësisë.

Vëllezërit Hajri shkuan në Itali në mënyrë ilegale dhe në pak vite ngritën organizatën kriminale. Falë “sajesave” ata ishin të paidentifikuar deri para tetorit të vitit 2010, kur në Brescia policia sekuestroi një ngarkesë prej 20 kg heroinë.

Kreu i grupit është Altin Hajri, i datëlindjes 1984. Karizmatik dhe i padukshëm për hetuesit. Ai e drejton organizatën nga Shqipëria pasi nuk i nevojitej të shkonte asnjëherë në Itali për çështje kriminale. Hetuesit nuk e kanë dëgjuar kurrë zërin e tij në telefon.

Ai nuk kishte marrëdhënie me blerësit e drogës dhe nuk i takonte ato personalisht.

I riu tregohej “njerëzor” me blerësit e drogës duke i pritur për paratë.

Ai tregonte besnikëri dhe mirënjohje për ta. Në tetor 2012, hetuesit zbuluan 15 kg heroinë dhe e morën atë për të studiuar reagimin e organizatës, për të kuptuar dinamikën dhe hierarkinë e saj. Por më kot, hetuesit nuk zbuluan dot liderët e grupit.

Për arritjen e këtij qëllimi hetuesve iu deshën pesë vite hetime për zbulimin e dy liderëve të “padukshëm”.

Image

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular