BallinaBotaMinistri i Brendshëm turk bën deklaratën e frikshme: Po përgatitemi për tërmet...

Ministri i Brendshëm turk bën deklaratën e frikshme: Po përgatitemi për tërmet 7.5 në Stamboll

Ministri turk i Brendshëm, Sulejman Soylu, ka tronditur me deklaratën e tij, ndërsa tha për “CNN Turky” se qeveria po përgatitet seriozisht për një tërmet të mundshëm të fortë që mund të godasë Stambollin, qytetin më i madh dhe qendra ekonomike e vendit.

Ai e bëri këtë deklaratë ditën e djeshme, dy ditë pasi tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 6.8 goditi provincat jugore të Turqisë, Elzaig dge Malatva.

“Ne presim një tërmet me madhësi 7.5 në Stamboll. Po punojmë seriozisht skenarin e mbudhëm të tërmetit”, tha ai.

Soylu  shtoi më tej se agjensitë qeveritare kanë qenë duke koordinuar takime të rregullta midis 28 grupeve të punës për t’u përgatitur për ngjarjen e një tërmeti me madhësi 7.5.

“Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri tek nevojat e qytetarëve për tu grumbulluar në vende të caktuar”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular