BallinaOP EDPërdorimi i detyruar i pajisjeve antisizmike duhet vendosur në Kodet e Projektimit

Përdorimi i detyruar i pajisjeve antisizmike duhet vendosur në Kodet e Projektimit

Nga Tanush Çaushi

Një fjalë e një njeriu të madh thotë: Kur nisesh për udhëtim, përgatitu. Në këtë mënyrë mendoj se është koha që të përgatitemi për fatkeqësitë natyrore dhe për tërmetin veçanërisht. Angazhime konkrete duhet të merren për këtë çështje dhe jo të mbetemi thjesht në kuadrin e fjalës “do to bëjmë”. Pas edhe opinioneve dhe rekomandimeve të profesorëve, specialistëve implementimi I kodeve të reja të projektimit duhet përshpejtuar. Zvarritja dhe burokracia për këtë çështje është shumë e dëmshme. Strategji konkrete të shoqëruar me një afat konkret për realizimin e implementimit të Normave Europiane të Projektimit Eurokodet) dhe Anekseve Kombëtare nuk duket në horizont. Në këtë çështje nuk ka vend për populizëm, por për veprim konkret dhe të shpejtë. Përgatitja duhet të konsistojë në shumë aspekte, duke nisur që nga Fondet e Emergjencës, Modernizimi Emergjencat Civile e deri tek përgatitja e popullsisë në raste të fatkeqësive natyrore. Por, ajo që mbetet si çështja më vitale dhe rrënja e zgjidhjes së problemit është faza e projektimit dhe ndërtimit të objekteve. Të dashur lexues, ç’do zhvillim e ka një kosto. Problemi nuk është të ndalim zhvillimin, por ta kontrollojmë atë në mënyrë që të minimizojmë risqet e larta dhe eleminojmë risqet aq sa të mundemi. – Po çfarë mund ti bëjmë ne fatkeqësive natyrore si tërmeti fjala vjen? – do pyeste dikush me të drejtë. Shqipëria, si një vend sizmik me rrezikshmëri të lartë, duhet që të adaptojë edhe rregulla më të forta nga pikëpamja inxhinieriko-projektuese dhe zbatuese, por njëkohësisht edhe përdorimin e teknikave të reja dhe materialeve inovative, si përsa i përket projekteve të reja që do të zhvillohen ashtu edhe ato që do të riparohen. Krahas implementimit të Normave Europiane të Projektimit duhen përgatitur edhe Anekset që janë specifike për ç’do vend. “ Unë mendoj se në këto norma të reja të projektimit duhet të sanksionohen edhe përdorimi I pajisjeve dhe materialeve inovative siç janë shuarësit e energjisë. Shuarësit e energjisë, si pajisje që montohen në ndërtesë mund të përdoren si për objektet e ndërtuara ashtu edhe objektet që do të ndërtohen” Natyrisht që këto materiale dhe pajisje të reja kanë ndikim në koston direkte të ndërtimit, por po ta analizosh këtë kosto në raport me riskun dhe jetëgjatësinë e ndërtesës që është të paktën 100 vjet, kjo kosto është e papërfisllshme. Nga ana tjetër nëse përdorim këto materiale të reja mundet që të ulim edhe volumet e betonit dhe të hekurit, duke balancuar kështu koston shtesë. Po shikoj së fundmi vetëm zgjidhje klasike, duke nisur nga këmishimi i kollonave dhe deri tek përforcimet tradicionale. Kjo lloj zgjidhje mendoj se nuk ofron një zgjidhje përfundimtare të problemit. Nëse struktura nuk llogaritet dhe nga llogaritjet rezultati mos të dalë në perputhje me Kushtet Teknike të Projektimit më të përparuara siç janë Eurokodet, atëherë themi se nuk e kemi arritur objektivin. Përveç zgjidhjeve tradicionale me hekur dhe beton, ka ardhur koha të përdorim edhe teknika të tjera: Në vendin tonë,ndërtesat ekzistuese betonarme që përputhen me rregulloret dhe kodet relativisht të vjetra mund të kenë mungesë të rezistencës sizmike. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërtesat publike, siç janë shkollat ose spitalet, të cilat kërkojnë një siguri të lartë për të siguruar një qëndrueshmëri gjatë dhe pas një ngjarje sizmike. Duhet të nxitojmë shumë të dashur politikanë, vendimarrës dhe e dashur Ministre e Infrastruktures. Duhet të përgatitemi për udhëtimet e reja që na presin dhe në këtë rast për Tërmetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular