BallinaKryesore“Jam i pastër dhe s'kam ble vota,” kreu i PD Has Miftar...

“Jam i pastër dhe s’kam ble vota,” kreu i PD Has Miftar Dauti i shtron 4 pyetje Liman Morinës

 Nga Miftar Dauti

Dëgjova me vëmendje kryetarin e emëruar te bashkisë Has ne një interviste për fax web , pas denoncimit qe sekretari i përgjithshëm i PDSH z. Gazment Bardhi beri për gazetën panorama, ne lidhje me krimet elektorale te vitit 2017 dhe personat e kandiduar nga rilindja qe janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit. Me beri përshtypje sepse ishte shume i emocionuar pasi ishte shume i pastër  si akullorja  Gjushit, nuk kishte asnjë prove për blerje votash për te ne 2017 , siç nuk kishte prova për Gjiknurin me te tijet ne Dibër dhe ishte me i pastërti ne Has sipas sondazhit te qytetareve sondazh te cilin e bene hasianët me 30 qershor ku i treguan sa i vlen lëkura, me pjesëmarrje ne zgjedhje me gjithe presionin dhe kërcënimet ndaj tyre. Te gjithe kryetaret e bashkive te emëruar me 30 qershor janë shume te pastër dhe nuk e dinin qe janë vrasës, hajdute, trafikant droge e qeniesh njerëzore, blerës votash etj. Sa për atë qe akuzohet kryetari i emëruar i bashkise, fakti është ka audio përgjim dhe qe e ka denoncuar pasi e ka thirrur ne lokalin e tij dhe për 7 vota i ka dhënë 350000 mije lek te vjetra ( merri mbi frigorifer) para te cilat i ka sekuestru oficeri i policisë gjyqësore si prove materiale, fakt ky i deklaruar edhe ne seance gjyqësore nga personi ne fjale sipas vendimit te gjykatës. Akuzon PD qe ne 2017 paska blere 100 dollar votën , nëse ke një fakt drejtoju organeve te drejtësisë  pasi te gjitha pushtetet janë te PS. Na akuzon njerëzit e PD ne Has si kriminele, qe merrem me trafiqe drogash te forta etj, e inkurajoj kryetarin e emëruar te bashkise Has me 30 qershor, te ju drejtohet organeve te drejtësisë pasi kane te gjitha pushtetet dhe te mos merret me genjeshtra dhe shpifje te pafytyra sic është vete rilindja.

I bej pyetje kryetarit te emëruar te bashkise Has qe nuk përfaqëson aspak vullnetin e Hasjaneve,

  • A jam unë dhe PD qe jam plagosur ne territorin e Kosovës për trafiqe armesh etj.
  • A jam unë dhe PD qe jam ndaluar disa here nga policia shqiptare për kontrabandë duhani e armesh,
  • A jam unë dhe PD qe pothuajse gjate gjithe ditës rri nen efektin e alkoolit dhe me persona qe merren me trafik droge
  • A jam unë dhe PD qe nen drejtimin e prefekturës Kukes  u instalua laboratori i heroinës ne Has. Sa për figurën dhe pastërtinë personale fatmirësisht jemi pasqyre para hasjaneve dhe ne çdo kohe do te vlerësohemi e gjykohemi prej tyre ne përballjet elektorale dhe e vetmja mënyrë për te fituar PS dhe kandidatet e saj  është blerja e votave presioni ndaj administratës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular