BallinaAktualitet“Nxit prokurorët të përmbushin premtimin”- Ambasadorja e SHBA, zbardh takimin me kryeprokurorin

“Nxit prokurorët të përmbushin premtimin”- Ambasadorja e SHBA, zbardh takimin me kryeprokurorin

Ambasada Amerikanë ka publikuar detajet e takimit të kryediplomates së re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim me kreun e organit të akuzës, Olsjan Çela.

Në njoftimin zyrtar Ambasada e SHBA bën të ditur se Kim e ka uruar Osljan Çelën për zgjedhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, po ashtu ka premtuar ndihmë teknike për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ndërkaq në këtë njoftim theksuar se ambasadorja Kim ka nxitur prokurorët që të përmbushin premtimin për të realizuar një gjyqësor të pavarur dhe me drejtësi për të gjithë.

“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular