BallinaAktualitetTërmeti i 26 Nëntorit, ja qëndrimi i Departamentit të Shkollës së Inxhinjerisë...

Tërmeti i 26 Nëntorit, ja qëndrimi i Departamentit të Shkollës së Inxhinjerisë së Ndërtimit në Universiteti POLIS

Sfidat e Industrisë së ndërtimit dhe resilienca ndaj katastrofave natyrore
-AA+A

Në datën 6 dhjetor 2019, Universiteti POLIS në bashkëpunim me Co-PLAN, AUA dhe me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë, organizoi forumin shkencor dhe sensibilizues me temë “Sfidat e Industrisë së Ndërtimit dhe Resilience ndaj Katastrofave Natyrore”. Ky aktivitet intensiv, me një kohëzgjatje prej gjashtë orësh, solli bashkë profesionistë dhe teknikë, shkencëtarë, akademikë, specialistë të institucioneve publike, median, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që diskutuan çështjet e zhvillimit të qytetit, sfidën e ndërtimit dhe të rindërtimit në Shqipëri në kuadër të dy ngjarjeve sizmike
me pasoja të konsiderueshme në jetë njerëzish dhe dëme ekonomike, të shtatorit dhe nëntorit 2019. Në këtë forum teknik, shkencor dhe sensibilizues kontribuan ekspertë të universitetit POLIS dhe Co- PLAN, ekspertë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Instituti IGJEUM dhe Bashkia e Tiranës. Një grup ekspertësh nga Japonia sollën eksperiencën historike të vendit të tyre në përballimin e katastrofave natyrore, përgjigjen post-krizë dhe rikuperimin e shoqërisë dhe qytetit, dhe veçanërisht përgatitjen dhe planifikimin e rindërtimin resilient të qytetit, për t’i paraprirë krizave të ardhshme.
Përmbledhja e fjalës së mbajtur gjatë këtij simpoziumi, bashkë me një reflektim të situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit përbëjnë këtë bulletin teknik organizuar nga Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë.

Buletini Teknik:
http://www.universitetipolis.edu.al/…/…/Buletin%20Teknik.pdf

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular