BallinaKronikeBanda kriminale që njohin Kanunin, një pajtues gjaqesh negocioi për lirimin e...

Banda kriminale që njohin Kanunin, një pajtues gjaqesh negocioi për lirimin e Prengës, bisedat u ndërprenë pasi..

Për lirimin e Jan Prengës, i cili gjeti vdekjen pas rrëmbimit në Kamëz, është ndërmjetësuar edhe me një pajtues gjaqesh.

Gazetarja Klodiana Lala duke cituar burime të policisë por edhe nga grupi hetimor, tha për “BalkanWeb” se familjarët e Jan Prengës, pasi morën vesh për rrëmbimin e të afërmit të tyre, kanë udhëtuar për në Shkodër  dhe kanë kontaktuar një pajtues gjaqesh, një burrë i moshuar me reputacion në këtë qytet, për të zgjidhur cështjen mes tyre.

Sipas Kanunit, pajtuesi kontaktoi edhe me familjarë të Gentian Doçit, me qëllim që Prenga të lihej i lirë në këmbim të sasisë së kokainës së rrëmbyer nga vëllai i tij, Astriti në Angli. Po sipas të njëjtave burime Lala tha se të gjitha takimet, bisedat telefonike, janë filmuar e regjistruar nga policia, por se negociatat u ndërprenë kur RENEA zbarkoi në resortin Golden dhe u mësua se 49-vjevari kishte ndërruar jetë.

Sakaq ndaj 5 të arrestuarëve, të cilët pritet të dalin nesër për mase sigurie në Gjykatën e Tiranës, prokuroria ka ngritur akuzën e rrëmbimit të personit, për sa kohë trupi i pajetë i 49-vjecarit nuk është gjetur ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular