BallinaAktualitetOperacioni në mesnatë i RENEA-s në Shkodër, zbardhen detaje. Në polici janë...

Operacioni në mesnatë i RENEA-s në Shkodër, zbardhen detaje. Në polici janë shoqëruar…

Disa persona po mbahen të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës pas aksionit të forcave speciale RENEA në orët e para të mëngjesit në këtë qytet. Operacioni është zhvilluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, raporton News 24.

Mësohet, se një grup kriminal në Shkodër është drejtpërdrejt grupi i interesuar për ngarkesën e kokainës që solli konfliktin mes grupeve të tjera kriminale e u pasua me pengmarrjen e fundin tragjik të Jan Prengës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Resorti”, ditën e hënë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak.

Ndërsa mbrëmjen e së martës, Forcat Operacionale arrestuan në Kavajë Festim Bexhdilin, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar në fshehjen e trupit të 48-vjeçarit Prenga, pasi ka vdekur gjatë torturave.

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, përveç Altin Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga. Ja personat qe kerkohen:

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular