BallinaZgjedhje e editoritAmbasadori britanik: Reforma në drejtësi po ecën më ngadalë seç mendohej

Ambasadori britanik: Reforma në drejtësi po ecën më ngadalë seç mendohej

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në EuroNews, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman, ka cilësuar të ngadaltë zbatimin e reformës në drejtësi.

Zoti Norman vlerësoi zhvillimet e fundit, si krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), por ai tha se:

“Realiteti është se reforma po ecën më ngadalë se çdokush do të mendonte dhe kjo përfshin edhe ata që janë të përfshirë në të”.

Ambasadori britanik analizoi se “ngadalësia vjen si rezultat se reforma nuk është e lehtë, por që është shumë e rëndësishme të çohet deri në fund”. Zoti Norman ishte më direkt teksa tha se priste që “qeveria të qëndrojë e përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Britania e Madhe u largua nga BE-ja. Megjithatë Ambasadori Norman tha se vendi i tij “e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë si vijim i proceseve të reformave”.

“[…] për të qenë i sinqertë nuk mendoj se është çështje a je pjesë e BE-së apo jo. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu mbështetës të fortë për aleancën e Shqipërisë me BE-në dhe ne do të jemi plotësisht të këtij mendimi.”

Norman theksoi se pas daljes së Britanisë nga unioni, prezenca diplomatike me Shqipërinë do të shtohet. Nga 5 diplomatë që kishte 3 vite më parë, në fund të këtij viti do të ketë 18-të”.

Ambasadori konfirmoi se kishte ndikuar në uljen e palëve politike në tryezën e bisedimeve për reformën elektorale. Ai tha se “do ta monitorojmë dhe mbështesim reformën zgjedhore në linjë me rekomandimet e ODIHR derisa të përfundohet”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular