BallinaAktualitetKina 10,000 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri

Kina 10,000 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri

Kina thotë se ka gati 10,000 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri. Virusi ka shkaktuar 213 vdekje në Kinë, që kur u shfaq në fund të vitit të kaluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e virusit në të gjithë botën është një emergjencë globale, si dhe një “ngjarje e jashtëzakonshme” që kërkon një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

Administrata Trump po paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Kinë.

Departamenti i Shtetit lëshoi atë që e quan Këshilla e Nivelit 4.

Gjithashtu po rekomandon të gjithë ata që ndodhen aktualisht në Kinë të largohen.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshoi të martën një njoftim të Nivelit 3 duke këshilluar amerikanët të shmangin të gjitha udhëtimet e panevojshme në Kinë.

Britania raportoi të premten rastet e saj të para të konfirmuara. “Mund të konfirmojmë që dy pacientë në Angli, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, kanë testuar pozitivisht për koronavirusin,” tha Chris Whitty, këshilltari mjekësor për Anglinë. Ai tha se të dy po marrin kujdes “specialist” nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në vend.

India dhe Filipinet kanë konfirmuar gjithashtu rastet e tyre të para, duke u bashkuar me një listë në rritje që përfshin Australinë, Kanadanë, Finlandën, Gjermaninë, Hong Kongun, Japoninë, Nepalin, Singaporin, Korenë e Jugut, Tajlandën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.

Sipas një raporti të BBC, infeksioni është i vështirë për tu diktuar dhe ndaluar sepse vlerësohet se vetëm një në pesë raste do të rezultojë në “simptoma të rënda” që do të thotë se njerëzit mund ta përhapin infeksionin pa pasur simptoma ose pa e ditur se janë të infektuar.

Dr. Nancy Messonnier me Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve tha se simptomat e një të ftohti apo gripi dhe koronavirusit janë të njëjta, por faktorët e rrezikut janë në se lidhen me vizitë në provincën Hubei të Kinës ose të kenë patur kontakte të ngushta me ata që kanë qenë atje.

Virusi u shfaq në Wuhan të provincës Hubei. Wuhan është epiqendra e shpërthimit dhe ai është mbyllur. Njerëzit janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi dhe transporti publik është mbyllur.

Mi Feng, zëdhënësi i komisionit kombëtar të shëndetit në Kinë tha të premten se “qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe kontrollit të epidemisë dhe kemi miratuar tashmë masat më të rrepta të kontrollit. Shpresojmë që të bashkëpunojmë me vendet e tjera për të ruajtur shëndetin rajonal dhe global dhe sigurinë publike.” VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular