BallinaKryesorePro dhe kundër Ramës te "I love Tropoja", Deda: Gjëja më e...

Pro dhe kundër Ramës te “I love Tropoja”, Deda: Gjëja më e mirë që ka bërë në 7 vjet Kryeministër

17 vjet të shkuara, rreth vitit 2003 kur garonte për një mandat të dytë për kryeqytetin pak kush e mban mend një Edi Rama që garoi për një kontratë morale me Tiranë, të cilën siç deklaronte ai nuk do të griste edhe sikur ti ofronin të bëhej mbret dhe aq më pak kryeministër.

Pas dy vitesh Rama luftoi fort për tu bërë kryetar i PS dhe në këtë kontratë të re përfshihej edhe posti i kreut të qeverisë.

Socialistët që deri në 2005 kishin njohur vetëm një lider të përjetshëm, Fatos Nanon, i dhanë kreun e partisë njeriut që nuk e lëshon tanimë prej 15 vitesh pa e ditur se ish-basketbollisti, bohemi, piktori, eseisti, anti-komunisti, ish-ministri ekstravagant i Kulturës dhe ish-kryetari kontrovers i bashkisë që prej 7 vitesh drejton edhe qeverinë do të pësonte edhe një metamorfozë tjetër duke na u shfaqur së fundmi edhe si aktor.

Një rol së fundmi në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit ka shkaktuar së fundmi polemika të shumta, sidomos në rrjetet sociale, jo vetëm për përfshirjen e kryeministrit, por edhe për faktin nëse politika po ndërhyn dhe po përdor spektaklin.

Të ftuar në Rtv Ora, Julian Deda, pjesë e kastit të aktorëve në film, gazetari Taulant Kopliku dhe sociologu Ergys Mertiri ndanë opinionet e tyre.

Julian Deda: Nuk është gjë e re. Kryeministri ka 7 vjet që aktron, nuk është se po e bën kryeministrin. Unë po të isha një kryeministër, me gjithë këto halle që ka Shqipëria, nuk do të merrja pjesë në film. Nuk është se më shqetëson, më shumë se i ka bërë Shqipërisë nuk ka se çfarë ti bëjë. Duhet të kritikohet për shumë bëma, pjesëmarrja e tij në film ndoshta është gjëja më e mirë që ka bërë në këto 7 vjet. Politika i përdor artistët patjetër, të dy palët.

Ergys Mertiri: Nuk është normale. Nuk shoh as në vendet e zhvilluara që kryeministrat bëjnë filma apo albume këngësh. Ndodh që përfshihen në spektakle, edhe kjo është e shëmtuar. Ma shpif sepse e trajton publikun si idiot. Regan ka qenë aktor dhe kur hyri në politikë la kinematografinë, ky është i vetmi që hyn në politikë dhe merret me art. Shto këtu mënyrën si propagandohet gjëja.

Taulant Kopliku: Dhjetëra këngëtarë shqiptarë janë vënë në dispozicion të fushatave elektorale për shuma qesharake. Ky nuk është idealizëm por shërbim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular