BallinaKronikeVIDEO/Shikoni si i kryente vjedhjet ky 26-vjeçar, policia nxjerr filmimet

VIDEO/Shikoni si i kryente vjedhjet ky 26-vjeçar, policia nxjerr filmimet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, e kanë arrestuar në flagrancë J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

 

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular