BallinaKronikeFlakët përfshinë servisin në Durrës, policia jep detaje: Po evakuohen banorët përreth,...

Flakët përfshinë servisin në Durrës, policia jep detaje: Po evakuohen banorët përreth, 5 zjarrfikëse …

Policia ka dhënë detaje në lidhje me servisin e përfshirë nga flakët në afërsi të Durrësit, në vendin e quajtur Rrushbull.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës  19:55 dhe në lokalizimin e flakëve janë përfshirë 5 zjarrfikëse.

 

Gjithashtu po punohen për evakuimin e banorëve përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular