BallinaAktualitetPërpjekja për të mbyllur gojë/Rama 35 padi kundër opozitarëve, gazetarëve dhe OJF-ve

Përpjekja për të mbyllur gojë/Rama 35 padi kundër opozitarëve, gazetarëve dhe OJF-ve

Gjatë dy viteve të fundit afro 35 padi për shpifje dhe shkaktim dëmi janë depozituar nga Kryeministri Edi Rama dhe disa njerëz pranë tij ndaj përfaqësuesve të opozitës, mes tyre 2 padi ndaj gazearit Ylli Rakipi dhe një ndaj një aktvisiteje të shoqërise civile, Sevim Arbana. Sikurse kujton Zëri i Amerikës, Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje duke pretenduar se padia ishte vetmja mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e tij nga këto akuza. Në qëndrimet e tij publike . Z. Haradinaj e cilësoi paturpësi këtë padi, dhe përsëriti akuzat se Z.Rama ka mbështetur ndarjen e Kosovës.

Një nga njerzit që është paditur më shumë prej kryeministrit është edhe paraardhësi i tij Sali Berisha.

Përplasjet politike, dhjetëra padi për shpifje

I pyetur nga Zëri i Amerikës Berisha u përgjigj se Rama po e ndëmerr këtë hap në një kohë që ka kapur drejtësinë.“Edi Rama ka zgjedh tani të bëjë paditë, që ka futur në dorë drejtësinë dhe i urdhëron të japin vendimet siç do ai. Nuk ka asnjë shpifje në qëndrimet e mia. Por natyrisht unë nuk çensuroj, kurrë akuza që bëhen nga qytetarët e thjeshtë. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, theksoi Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular