BallinaSportVIDEO/3 gola për 3 pikë, Sormani shijon fitoren e parë, Partizani rikthehet...

VIDEO/3 gola për 3 pikë, Sormani shijon fitoren e parë, Partizani rikthehet tek fitorja

Në Gjirokastër ishte mbase treni i fundit i Partizanit për ti mos dalë përpara kohe nga beteja për titull. Të kuqtë mund të marrin më në fund pak frymë pas një momenti shumë të vështirë, ku mes kampionatit dhe Kupës kishin pësuar 3 humbje radhazi. Adolfo Somani shijon pikët e para përballë Luftëtarit në një ndeshje e cila mori një rrjedhë të papritur që në minutën e 2-të ku një gafe e portierit Shala i dha mundësinë Solomon të kaloj kryeqytetasit në avantazh.

Goli i Solomon on Vidnews.

Dy minuta më pas, fati ishte me portierin vendas teksa goditja e Solomon u përplas në shtyllë. Ndryshe nga sfidat e fundit, të kuqtë ishin më të qetë në fushë, morën shumë shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 17-të ishte Ron Broja që me një goditje nga jashtë zonës realizoi golin e dytë, sërish portieri Shala mund të bënte diçka më shumë.

Goli i Brojës on Vidnews.

Kampionët në fuqi spostuan kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre duke i shkuar shumë pranë dhe golit të tretë. E njëjta histori edhe me fillimin e pjesës së dytë, Telushi me një goditje potente nga distanca për pak realizoi një gol për katalog. Gjirokastritët ishin shumë të vakët në manovrën e tyre sulmuese, krijuan pak raste për shënim si në minutën e 55-të ku Peçi kishte në këmbë një rast ideal për të rihapur sfidën.

Goli i Melos on Vidnews.

Telushi provoi në çdo formë të linte gjumë në këtë takim por ishte Ulliam Kordero që me një goditje shumë të bukur realizoi golin e tretë për të kuqtë, një gol shumë i bukur që vulosi fatet e këtij takimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular