BallinaKultureLibri “Shtatë Fletore” i Havzi Nelës - Çmimi i parë kombëtar i...

Libri “Shtatë Fletore” i Havzi Nelës – Çmimi i parë kombëtar i poezisë

Nga Rexhep Shahu

Çmimin e parë kombëtar për vëllimin më të mirë poetik për vitin 2018 e fitoi libri “Shtatë Fletore”, vepra e plotë poetike me 5548 vargje e poetit martir Havzi Nela, botuar nga Klubi i Poezisë.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, si botues e përgatitës për botim i këtij libri të munguar tri dekada, mbajta këtë fjalë rasti:

Havzi Nela po na sheh atje ku është.
Besoj edhe ai po na falenderon të gjithëve.
Faleminderit juria! Faleminderit zonja Ministre! Faleminderit Ministria e Kulturës!
Faleminderit shkrimtarëve shqiptarë të cilët e sollën Havzi Nelën këtu.
Ai ka qenë, është në piedestal, por shkrimtarët shqiptarë, në 30 vjetorin e vdekjes, varjes së Havzi Nelës, viti i kaluar (2018) ishte 30 vjetori i varjes, shkrimtarët shqiptare e kanë nderuar Havzi Nelën si asnjë shkrimtar tjetër deri sot.
Kanë shkruar ekskluzivisht për Havziun vitin e kaluar 64 shkrimtare.
Kanë ardhë dy herë në Kukës për inagurimin e bustit të Havzi Nelës dhe të shtëpisë së Havzi Nelës 42 shkrimtarë. Këto janë ngjarje.
Ne botuam librin vepra e plotë, Shtatë Fletore. Do doja t’ia drejtoja kameres vëllim Shtatë Fletore me 500 faqe.
Faleminderit Flamur Hoxhës, i cili ka sponsorizuar katër libra rreth Havzi Nelës.
Faleminderit Bashkim Shehut, kryetar i bashkisë Kukës që ka i vu bustin dhe i ka ndërtuar shtëpinë.
Faleminderit të gjithëve ju.
Zonja ministre!
Në biografinë tënde politike, ke për ta mbajtë mend, kur ke qenë ti ministre është nderuar një poet i varur, i vetmi poet i varur.
Faleminderit të gjithëve.

Rexhep Shahu, botues i Havzi Nelës, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular