BallinaAktualitetVIDEO/Rrëfimi drithërues i të burgosurit në Peqin: Më shpëto mami, kam fjetur...

VIDEO/Rrëfimi drithërues i të burgosurit në Peqin: Më shpëto mami, kam fjetur në ujë

Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt.

Në të njëjtën ditë, një person që vuan dënimin në këtë institucion, ka telefonuar të ëmën dhe i ka treguar se si keqtrajtohet brenda qelisë dhe si shërbimet në këtë institucion shiten me para nën dorë.

Në këtë material, të cilin e kanë dërguar pranë emisionit “Stop”, ai dëgjohet teksa i tregon nënës së tij torturat që përjeton në këtë burg, ku i thotë se e kanë lënë në dhomën e izolimit të flejë pa dyshek dhe pa batanije,  apo se kanë tentuar që ta lidhin me pranga në duar dhe këmbë.

Ai i kërkon ndihmë nënës së tij, ndërsa i thotë se nuk duron dot më e se mendon të kryej vetëvrasje.

Ai shprehet se shefi i policisë e ka dërguar atë në dhomën e izolimit pasi sipas tij , i ka shitur qelinë një të burgosuri tjetër.

Ndër të tjera, ai tregon se të gjitha këto akuza që hedh janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular