BallinaKryesoreBasha me delegacionin e KiE: Vota e garantuar për zgjedhje të përgjithshme...

Basha me delegacionin e KiE: Vota e garantuar për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale sa më shpejt

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”.

Kështu shprehet lideri i opozitës Lulzim Basha gjatë një postimi në Facebook.

Sipas kreut të PD, teksa informon për takimin me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE, vota e garantuar e qytetarëve për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale sa më shpejt.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular